Termat dhe kushtet për Marketplace në platformën e-commerce Matrapazi.com në pronësi të PlanetAPP sh.p.k


Mirësevini në matrapazi.com!

Në këtë dokument do të gjeni termat dhe kushtet që do të rregullojnë aksesin tuaj ndaj/për shërbimet përmes një ose disa llogarive të dedikuara. Kjo është një marrëveshje mes palëve nënshkruese. Duke u regjistruar si Shitës në platformën e Matrapazi.com, ju bini dakord të respektoni termat dhe kushtet e përgjithshme të marrëvshjes, përfshirë dhe kushtet për çdo shërbim në të cilin ju regjistroheni apo ka lidhje me website www.matrapazi.com.

Aplikimi dhe Regjistrimi

Për të filluar procesin e regjistrimit, si fillim duhet të plotësoni formularin e aplikimit për një apo më shumë Shërbime. Duke u regjistrurar dhe duke përdorur Shërbimet ju konfirmoni se ju nuk jeni mbështetur në përfaqësime verbale apo me shkrim bëra nga punonjësit e PlanetAPP dhe/ose të ndonjë prej përfaqësuesve dhe se ju zgjidhni këto shërbime me vullnet plotësisht të lirë. Pasi keni plotësuar Formularin e Aplikimit, stafi i PlanetAPP do ju kontaktojë dhe kështu do të nisni procesin e krijimit të profilit tuaj. Kontrata do të konsiderohet e vlefshme vetëm pas krijimit të profilit tuaj. Të gjitha shërbimet që ju bini dakord të merni nga PlanetAPP, janë të vlefshme vetëm për palën kontraktore. Si pjesë e aplikimit, aplikuesi duhet të vërë në dispozicion të PlanetAPP sh.p.k të dhënat identifikuese të tij, nëse është person juridik emrin ligjor të tij, adresën, numërin e telefonit, adresën e emailit si dhe informacione të tjera që mund të kërkohen. Çdo informacion personal që ju na mundësoni do të trajtohet në përputhje me Politikat e Privacisë së PlanetAPP sh.p.k, Kushtet e Përgjithshme dhe LIGJ Nr.9887, datë 10.3.2008 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, se bashku me ndryshimet e tij.

Kohezgjatja e marrëveshjes

Termat e kësaj Marrëveshje do të fillojnë në datën e plotësimit të rregjistrimit për përdorimin e Shërbimeve të Shitjes dhe do të vijojnë deri në përfundim të afatit të përcaktuar në këtë marrëveshje. Afati do të përcaktohet me email në momentin e lëshimit të faturës së shërbimit. PlanetAPP sh.p.k mund të përfundojë marrëveshjen në çdo kohë dhe ofrimin e shërbimeve duke respektuar afatin njoftimin para 30 ditëve.

PlanetAPP sh.p.k mund të pezullojë ose përfundojë përfitimin tuaj nga Shërbimet, menjëherë ose sipas afatit të përcaktuar në rastet kur:

  • Ju keni shkelur kushtet e Marrëveshjes dhe nuk e keni zgjidhur atë brënda 7 ditëve njoftimi për shkeljen dhe/apo detyrimet ndaj PlanetAPP sh.p.k
  • Llogaria juaj është identifikuar nga kontrollet tona se mund të jetë fallco apo ka ushtruar veprimtari ilegale; ose
  • Përdorimi juaj i Shërbimeve ka dëmtuar apo kontrollet tona kanë identifikuar se ju mund të shkaktoni dëmtime te shitësit, klientet apo interesat e PlanetAPP sh.p.k.
  • Në të gjitha rastet kur konstatohet se keni shkelur legjislacionin në fuqi.

PlanetAPP sh.p.k do të ju njoftojë menjëherë për çdo përfundim apo pezullim përmes emailit apo mjeteve të tjera përfshirë kontaktin që ju na keni mundësuar në formularin e rregjistrimit, duke ju përcaktuar dhe arsyen apo alternativat për të kundërshtuar, përveç rasteve ku ne kemi arsye të besojmë se infomracioni do të dëmtojë hetimin apo parandalimin e aktiviteteve fallco, ilegale apo do të ju mundësoj juve të rrezikoni sigurinë tonë. Përfundimi i kësaj Marrëveshje, të gjitha të drejtat dhe obligimet si rrjedhoj e saj nën këtë Marrëveshje do të përfundojnë menjëherë nëse:

  • Ju do të jeni përgjegjës për veprimtarinë e të gjitha obligimeve në lidhje me transaksionet të cilat kanë hyrë në fuqi përpara përfundimit si dhe çdo pasojë që ka ardhur përpara apo si rezultat i përfundimit të kontratës si dhe
  • Shkelje të kushteve të kësaj marrëveshje.

Ndryshime të kushteve të marrëveshjes

PlanetAPP sh.p.k do të njoftojë të paktën 15 ditë përpara datës së ndryshimit, në përputhje me nenin përkatës për ndryshime ndaj Marrëveshjes, nëse do të jetë e nevojshme të kryhen ndryshime të kushteve të kësaj marreveshje. PlanetAPP sh.p.k mund të ndryshojë apo modifikojmë Marrëveshjen për shkaqe urgjente në cdo kohë:

- për arsye ligjore, rregullatore, falsifikim apo parandalim abuzimi apo arsye sigurie

- nëse do duhet të ndryshojmë karakteristikat e Shërbimeve

- të ndalojnë produkte apo aktivitete në mospërputhje me standartet dhe kushtet tona.

Nëse ndonjë ndryshim është i papranueshm ju bieni dakord të mos përdorni shërbimet si rrjedhojë e kësaj marrëveshje.

Detyrimet ndaj palëve të treta

Aplikuesi do të ketë prgjegjësi të plotë ndaj detyrimeve kundrejt pretendimeve nga palë të treta, për humbje, dëmtime, negocime, kosto, shpenzime apo detyrimeve (përfshirë dhe jo të limituara ndaj, dhe pretendimeve të konsumatorëve) që mund të vijnë si rrjedhojë e: (a) mos respektimit tuaj ndaj kushteve të aplikueshme (b) produkteve tuaja pëfshirë oferta, shitjet, plotësimi, rimbursimi, anullimi, kthimi apo ndryshime si dhe ndaj dëmtimeve personale ose dëmtimeve të pronës. Në rastet e mësipërme nuk mbahet përgjegjësi nga PlanetAPP sh.p.k apo punonjës, drejtues, përfaqësue të PlanetAPP sh.p.k.

Çështjet e taksave

Aplikuesi duhet të përmbushë të gjitha detyrimet ndaj autoriteteve tatimpaguese duke respektuar afatet në fuqi. Aplikuesi do të jetë përgjegjës për mbledhjen dhe pagimin e të gjitha taksave, duke plotësuar të gjitha formulartë në fuqi si TVSH dhe dokumentat si rrjedhoj e tyre. PlanetAPP sh.p.k nuk është përgjegjëse për mbledhjen, plotësimin apo raportimin e taksave TVSH apo të tjera në shitje të tilla. Nëse kërkohet nga ligji apo administrimi i mbledhjes së shitjeve, taksave , aplikuesi duhet të paguajë vlerën korresponduese të kësaj takse ndaj PlanetAPP sh.p.k.

Kofidencialiteti

Palët garantojnë se do tё trajtojnё me mirёbesim dhe konfidencë çdo informacion tё dhёnë, çdo dokument tё marrё nga Pala tjetër ose nga burime tё tjera, që buron apo lidhet edhe në mënyrë të tërthortë me Kontratën (“Informacioni Konfidencial”) edhe pas përfundimit të Kontratës. Aplikuesi shpreh dakordësinë me termat e Marrëveshjes dhe për 5 vite pas përfundimit të marrëveshjes: të gjitha informacionet konfidenciale do të ngelen pronë ekzkluzive e PlanetAPP sh.p.k përveç infomracionit personal të klientit nga klienti respektiv që PlanetApp do të vërë në dispozicionin tuaj. Përjashtohet nga detyrimi për konfidencialitet cdo rast që lidhet me detyrimin për të ndarë Inforamcion Konfidencial me entitetin qeveritar që ka juridiksion mbi ju, duke respektuar në cdo rast ligjin. Ju nuk mund të lëshoni deklarata publike lidhur me Shërbimin, të përdorni emrin tonë, markën apo logon në ndonjë mënyrë (përfshirë materialeve promocionale) pa pasur aprovim me shkrim, apo të keqpërdoret marrëdhënia me ne në çdo mënyrë. Ju mund të përdorni logon e Matrapazi.com vetëm si referencë ndaj Platformës sonë dhe Shërbimeve; ju nuk mund të përdorni emrin, logon, markën në çdo mënyrë (përfshirë materialin promocional) pa miratimin me shkrim nga pala jonë.

Siguria e Kredencialeve

Aplikuesi është përgjegjës për mirëmbajtjen e sigurisë së fjalëkalimit që përdor dhe për çdo përdorim apo veprim në llogarinë e tij. Ai nuk mund tua mundësojë fjalëkalimin një pale të tretë (përveç palëve të treta të autorizuara nga aplikuesi për të përdorur llogarinë e tij apo nga PlanetApp Sh.p.k në përputhje me këtë marrëveshje). Nëse fjalëkalimi është kompromentuar, aplikuesi duhet të ndryshojë menjëherë fjalëkalimin.

Procesi i Publikimit të Produkteve në Website

Ju keni detyrimin të hidhni dhe të mirëmbani informacionet e produkteve tuaja në website-t e PlanetApp sh.p.k. Të gjitha produktet dhe ndryshimet në produkt do kenë nevojë për aprovimin e punonjësve të PlanetApp sh.p.k para se të publikohen. Ju mbani përgjegjësi të plotë për vërtetësinë e informacionit që ka produkti që ju vendosni online. Që një produkt të publikohet duhet të ketë foto të qartë të produktit, një përshkrim sa më të detajuar. Të përzgjidhet kategoria ku do shfaqet produkti. Të ketë specifikat teknike kur janë të mundura dhe të ketë përzgjedhur filtrat e nevojshme për tu gjetur sa më thjeshtë produkti online.

Kontakti me klientët

Klienti i faqeve online të PlanetApp sh.p.k ka të drejtë të kontaktojë aplikuesin vetëm nëpërmjet kanalit të komunikimit në faqen e dyqanit në platformën tonë. Është e ndaluar dhe në shkelje të kësaj marrëveshje që ju ta kontaktoni klientin në forma të tjera. Në rast se PlanetApp sh.p.k konstaton që aplikuesi ka kontaktuar klientin me qëllim shmangien e platformës, aplikuesi është i detyruar të paguajë penalitetin prej 50 euro kundrejt PlanetApp sh.p.k.

Procesi i Levrimit te Porosisë

Pasi vjen kërkesa nga klienti për produktet e aplikuesit në një nga kanalet e shitjeve që platforma jonë përdor, stafi jonë do të kontaktojë me aplikuesin për ta njoftuar për porosinë dhe do të konfirmojë porosinë për dërgim. Nga ky moment aplikuesi ka 24 orë në dispozicion të paketojë dhe konfirmojë me email, telefon apo çdo formë tjetër kontakti të miratuar nga të dyja palët që pako është gati për lëvrim. Me paketimin do të bëhet edhe fatura tatimore me vlerën e mallit të shitur për klientin, e cila duhet të niset me produktin. Pas njoftimit të aplikuesit në rast se transportin e kryen PlanetApp sh.p.k, ky i fundit dërgon të tërheqë pakon dhe ta nisë drejt klientit, korrierin ose persona të tretë të autorizuar nga PlanetApp siç mund të jetë një postë private me të cilën ne kemi marrëveshje. Në rast se shitësi merr përsipër të kryejë vetë transportin e produktit ai ka detyrimin të njoftojë PlanetApp sh.p.k në momentin që nis produktin. Pakoja duhet paketuar në mënyrë të sigurt për transport dhe të ketë brenda faturën e gjeneruar nga platforma jonë. Të ketë të ngjitur në mënyrë të dukshme adresen e klientit dhe në raste të produkteve delikate të ketë të shënuar në mënyrë të dukshme shënimin “Produkt delikat”/ “Kujdes thyhet”.

Kthimi/Anulimi/Nderrimi dhe Garancia

Klienti ka të dretjë të kthejë produktin sipas ligjeve të Shqipërisë brenda 14 ditëve. Produkti duhet të plotësojë kushtet e kthimit që janë përcaktuar në Termat dhe Kushtet e platformës në të cilën klienti ka kryer porosinë. Produkti duhet të jetë i padëmtuar, me të gjitha aksesorët dhe paketimet dhe të ketë faturën e blerjes. Shenjat e dëmtimit apo përdorimit do e bëjnë të papranueshëm për kthim. Kur produkti kthehet sepse ai nuk ka qënë sipas standarteve të përshkruara në website, standarte dhe informacione të cilat Aplikuesi i ka vendosur në website, atëhere kostot e kthimit dhe të ridërgimit të produktit (nëse është e nevojshme), do të mbulohen nga Aplikuesi. Aplikuesi ka detyrimin ti ofrojë garancinë klientit, për produktet që trajtohen me garanci, sipas standarteve të Shqipërisë. Garancia duhet të përmbushet nga Aplikuesi

Në rast se klienti ka problem me garancinë do e kthejë produktin tek Aplikuesi dhe ai ka detyrimin që brenda 72 orëve t’i kthejë një përgjigje për problemin dhe afatin e rregullimit.

Pagesat e Shërbimit/Shërbimeve

Aplikuesi ka përgjegjësi mbi të gjitha shpenzimet lidhur me këtë Marrëveshje, vetëm në rast se kjo Marrëvshje përcakton ndryshe. Për të përdorur një Shërbim, ju duhet ti mundësoni PlanetAPP sh.p.k një llogari bankare në të cilën mund të bëhen pagesat.

Shërbimi do ju faturohet në dy momente të ndryshme. Shërbimi i marketingut do të faturohet përpara se të nisë periudha për të cilën do të realizohet aktiviteti, ndërsa komisioni nga shitjet dhe kostoja e transportit do të faturohen pas kryerjes së shitjeve dhe arkëtimit të lekëve.

Ju duhet të bëni pagesat brënda 5 ditëve nga faturimi i shërbimit në të kundërt ne mund të ndërpresim llogarinë tuaj deri në pagesën e tyre.

Kostoja e shërbimeve mujore dhe tarifat e tjera do ju nisen me email nga ne dhe do konfirmohen nga ju përpara se të nisë aktiviteti dhe faturimi i tyre. Tek faturimet e PlanetAPP sh.p.k ndaj jush do jenë edhe rastet e shkeljeve të premtimeve ndaj klientëve që do shpjegohen më poshtë.

Penalitetet

Në rast se produkti i porositur nuk është i disponueshëm dhe Aplikuesi nuk e ka hequr nga webi apo nuk e ka vendosur sasinë 0, Aplikuesi penalizohet dhe është i detyruar të paguajë tarifën minimale për porosi të përcaktuar në marrëveshjen për tarifat, bashkëngjitur kësaj marrëveshje. Në rast se porositet produkti dhe kur merret nga klienti nuk është sipas standartit, Aplikuesi paguan koston e transportit për klientin për kthimin dhe ridërgimin.

Përkufizime

Për qëllimet e kësaj Marrëveshje, termat e mëposhtme kanë këto kuptime:

Informacion Konfidencial: do të nënkuptojë cdo informacion lidhur me PlanetApp sh.p.k, klientët, Shërbimet, raporte, informacione, apo shërbime, informacone lidhur me shërbimin përveç informacioneve që rrjedhojnë nga shitja e produkteve tuaja e cila është pjesë përbërëse e produkteve të shitura, çmimet, shitjet, volume dhe koha e transaksionit si dhe specifikime teknike apo operacionale lidhur me Shërbimet. Për këtë arsye kjo Marrëveshje duhet të jetë në përuthje me mbrojtjen e informacionit konfidencial.

Ofrues i shërbimeve: është Kompania PlanetApp sh.p.k, me NIPT L91814016K, dhe çdo website, shërbim, apo prezencë tjetër online apo media të tjera ndyshe nga PlanetApp sh.p.k, përmes faqeve web në pronësi të PlanetApp sh.p.k dhe/ose produkteve dhe shërbimeve siç përcaktohet, ofrohet, publikohet, reklamohet siç përshkruhet, e cila aplikon termat e shërbimeve dhe ka në pronësi faqet www.matrapazi.com, www.proenti.com, www.kantinal.com

Shërbim: të gjitha shërbimet e PlanetApp sh.p.k që realizohet nëpërmjet një apo disa webfaqeve të PlanetApp sh.p.k: shitja e Shërbimeve e PlanetApp sh.p.k, përmbushja e Shërbimeve të PlanetApp sh.p.k, Reklamave të Sponsorizuara dhe shërbimet e tjera të mundësora nga PlanetApp sh.p.k.

Dispozita Kalimtare

Kjo Marrëveshje lidhet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore që janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Çdo mosmarrveshje lidhur me zbatimin e kësaj Marrëveshje nëse nuk zgjidhet me pajtim, do të zgjidhet nëpërmjet procedurës gjyqësore. Gjykata Kompetente në këtë rast është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Shqipëri. Kjo Marrëveshje, bashke me Termat dhe Kushtet e platformës tonë përfaqëson marrëveshjen e plotë mes palëve në respekt të shërbimeve dhe çështjeve të parashikuara dhe prevalon mbi marrëveshjet e mëparshme. Nëse aplikuesi e ndryshon adresën e emailit, duhet të përditësojë informacionet në llogarinë e tij të shitësit. Ju do të përditësoni adresën e emailit (si dhe emrin ligjor, adresën dhe numërin e telefonit) aq herë sa është e nevojhsme për të siguruar se janë të sakta.