U lodhe duke kerkuar atë
çfarë dëshiron?

Kushtet dhe Manuali Perdorimit te faqes

Mos u shqetesoni sepse procedura e publikimit eshte shumë e thjeshtë. Matrapazi ju jep mundesi të publikoni dhe menaxhoni vete postimet tuaja. Hapat kryesore per publikimin e njoftimit janë:

  1. Kliko krijo njoftim nga faqa kryesore ose direkt KETU
  2. Nese nuk jeni i/e regjistruar me pare ne faqen tone ju kerkohen te dhenat tuaja dhe me pas nis procedura e publikimit te njoftimit. (Regjistrohu Tani)
  3. Nese jeni te regjistruar, duhet te logoheni dhe me pas klikoni krijo njoftim. (Login)/(Krijo Njoftim)
  4. Ne fazen e krijimit te njoftimit, beni kujdes te plotesoni me kujdes te dhenat qe ju kerkohen. Disa te dhena duhet te plotesohen me detyrim.
  5. Pasi te keni krijuar njoftimin, thjeshte ju ngelet te prisni sa stafi i Matrapazit ta kontrolloje dhe publikoje postimin tuaj.
  6. Pasi stafi ta kontrolloje, ju do te merrni nje mesazh njoftues per publikimin e njoftimit.
  7. Ju mund te modifikoni, fshini njoftimin tuaj ne cdo kohe.
  8. Njoftimet tuaja me foto dalin falas dhe ne faqet tona sociale si Facebook dhe Instagram

Ne faqen tonë te gjithe mund te krijojne njoftime falas per objektet ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni. Njoftimet mund te modifikohen dhe ri-dergohen pa limit perpara se te behet publikimi. Stafi i Matrapazit ju le kohe 1 ore perpara se ta publikoj njoftimin tuaj. Ne panelin tuaj ju shfaqen te gjitha publikimet aktive dhe jo aktive qe keni krijuar ne faqen tone. Nese e keni te nevojshme qe te dilni ne krye te postimeve(Premium), kjo kalon me pagese. Pagesat Premium

KUJDES: Eshte e ndaluar hapja e me shume llogarive per te rinxjer te njejtin njoftim. Ne te tilla raste procedohet me bllokim te llogarive te hapura.

Per cdo paqartesi ju mund te kontaktoni stafin e Matrapazit.

Njoftimet Premium janë një mundësi shumë e mirë për të arritur objektivin e postimit sa më shpejtë të jetë e mundur. Ato vendosen ne faqen e parë te kategorisë dhe tek njoftimet e faqes kryesore. Për të postuar një njoftim premium:

  1. Nga paneli juaj KETU mund te kryeni pagesen online ose kontaktoni stafin per menyra te tjera te pageses.
  2. Pasi stafi i Matrapazit merr njoftim per pagesen, ju jep mundesine te zgjidhni qe nje apo disa nga postimet tuaja te shfaqen premium.
  3. Njoftimi premium mund te modifikohet nga ana juaj pa limit.
  4. Ju nuk paguani per njoftimin, por per pozicionin qe zini ne faqe.
  5. Ju mund te ndryshoni postimin me nje tjeter postim ne rast arritje te objektivit brenda afatit 7 ditore.
  6. Minimumi i qendrimit ne premium eshte 1 jave.

  1. Postimi qendron i fiksuar ne pozicionet e para te kategorise.
  2. Postimi dergohet me njoftim tek te gjithe perdoruesit e aplikacionit tone.
  3. Postimi publikohet ne rrjetet tona sociale Facebook dhe Instagram.

Po! Ju mund te rifreskoni te njejtin njoftim deri ne 10 here. Pra, cdo njoftim mund te rifreskohet 10 here falas. Me pas duhet te prisni 10 dite per ta ripublikuar falas ose mund ta publikoni menjehere ne premium.

  1. Njoftimi mund te modifikohet ne cdo moment dhe nuk numerohet nese ka pasur mungese informacioni apo modifikim cmimi perpara se te publikohet nga stafi.
  2. Kujdes, nuk lejohet hedhja e nje njoftimi nga e para per tu publikuar falas per cfardolloj motivi.
  3. Lista e cmimeve dhe pagesa online CMIMET

Abonohu Tani duke shkarkuar Aplikacionin Ne PlayStore dhe AppStore